AKTUALE

Census apo bojkot?! Për VLEN bojkoti nuk është opsion, Mickoski i bindur se do të ketë census

Për koalicionin VLEN bojkoti nuk është opsion, pohon Izet Mexhiti, por edhe përkundër kësaj, ata nuk do t’u bëjnë thirrje mbështetësve të tyre që të dalin në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, me çka do të garantohej censusi prej 40% që është i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

“Jo, jo, d.m.th. më 8 maj unë mendoj se dalja do të jetë edhe më e madhe, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Për bojkot thërrasin ata që gjithë kohën e kanë humbur busullën, ata bëjnë thirrje për qeveri kombëtare për shpëtim, e një herë për bojkot, nëse i ndiqni gjithë kohën i ndryshojnë qëndrimet e tyre dhe tashmë nuk duhet të kuptohen më seriozisht”, tha Izet Mexhiti, koalicioni VLEN.

Por nga Fronti Europian thonë se do t’i bëjnë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje, dhe të votojnë sipas bindes së tyre.

“Ne do t’i thërrasim të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të vendosin sipas vlerësimeve të tyre, prioriteteve të tyre. Kemi aq përvojë demokratike dhe besoj se të gjithë qytetarët do të mund të njohin prioritetet e tyre mes kandidatëve, cili nga kandidatët që janë në rrethin e dytë i përmbush pritjet e tyre”, deklaroi Elmi Aziri, Fronti Europian.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski mendon se ky është një nga opsionet e BDI-së, por u shpreh i bindur se censusi do të arrihet dhe se do të zgjidhet president.

“A mbani mend, do t’ju rikujtoj për qëndrimin e BDI-së dhe Ali Ahmetit se nuk do të votojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale nëse nuk plotësohet kushti i tyre për zgjedhjen e presidentit në Kuvend. Tani përpiqen të bëjnë një akrobacion duke thënë, po, ne nuk do ta bojkotojmë raundin e dytë por do të qëndrojmë anash dhe nuk do ta thërrasim anëtarësinë ose përkrahësit tanë për të votuar”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE.

Raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet të mërkurën më 8 maj bashkë me zgjedhjet parlamentare. Për zgjedhjen e  presidentit duhet census, përkatësisht të votojnë të paktën 40% të qytetarëve.

Related posts

Bekim Neziri: Shpërthim i parë historik në infrastrukturën moderne në Maqedoninë e Veriut.

admin

MEREMETIMI I XHAMIAVE NJË KONCEPT JASHTA JURISPRODENCËS SË BASHKËPUNIMIT ME BESIMTARËT DHE QYTETARËT

admin

“Politiko”: Siljanovska – Davkova shkaktoi debate me Greqinë qysh gjatë dhënies së betimit

Gjyla Halili