AKTUALE

Krenar Lloga: Gëzuar 3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Mediave të gjithë gazetarëve

Ministri i Drejtësisë poashtu Sekretar Gjeneral – Aleancës për Shqiptarët Krenar Lloga nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar 3 Majin – Ditën Botërore e Lirisë së Mediave të gjithë gazetarëve. Postimi i plotë:

”Gëzuar 3 Maji – Dita Botërore e Lirisë së Mediave të gjithë gazetarëve, kameramanëve, fotoreporterëve, mediave dhe punonjësve të medias.
Gazetarët duhet të punojnë me profesionalizëm dhe përgjegjësi dhe të jenë të lirë nga çdo presion.
Gazetaria e lirë është e barabartë me gazetari cilësore.
Mediat e lira dhe të pavarura janë të domosdoshme për promovimin dhe mbrojtjen e demokracisë në të gjitha segmentet e shoqërisë.
Qytetarët kanë nevojë për informacion të saktë, në kohë dhe të verifikuar.
Të qëndrojmë të gjithë së bashku kundër dezinformatave që synojnë të krijojnë imazh të rremë në shoqëri dhe panik te qytetarët!
Me qëllim të përmirësimit të situatës, Ministria e Drejtësisë përmes ndryshimeve ligjore për përgjegjësinë civile për fyerje dhe shpifje, mundësoi garantimin e lirisë së shprehjes. Me këtë ligj në mënyrë drastike ulet lartësia e gjobave për punonjësit e medias për dëmin e shkaktuar nga fyerja apo shpifja.
Me ndryshimet në Kodin Penal, sulmi ndaj gazetarit dënohet si sulm ndaj personit zyrtar.
Ministria e Drejtësisë edhe në periudhën e ardhshme do të fokusohet në përmirësimin e situatës në këtë sferë, për të mundësuar kryerjen e pavarur, profesionale dhe dinjitoze të profesionit.”

Related posts

Ademi: Ali Ahmeti e bëri gjuhën shqipe zyrtare në RMV! Kjo qeveri tenton shfuqizimin përmes Gjykatës Kushtetuese

Gjyla Halili

Marëveshja ASH-Qeveri drejt përmbylljes…

admin

Kryetarët Lladrovci dhe Peci nënshkruajnë Marrëveshje, Drenasi përkrah Zveçanin në disa fusha

admin