AKTUALE

Faton Ahmeti në përvjetorin e shpalljes së Karadakut Zonë e lirë e luftës: Qëllimi i asaj lufte ishte liria e popullit shqiptar




Sekretari i përgjithshëm, njëherësh kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim dega në Tetovë, Faton Ahmeti, bashkë me kryeministrin në detyrë, Talat Xhaferin, familjarë të dëshmorëve, veteranë e qytetarë, mori pjesë në përvjetorin e shpalljes së Karadakut si Zonë e lirë e luftës.

Ai ka theksuar se qëllimi i vetëm i asaj lufte ishte liria e popullit shqiptar.

Postimi i plotë i Faton Ahmetit:


Bashkë me kryeministrin e parë shqiptar, Talat Xhaferin, gjeneralin Lahi Brahimaj dhe shumë funksionarë dhe ish-luftëtarë të lirisë ishim në Sllupçanin heroik për të përkujtuar shpalljen e rajonit të Karadakut – Zonë të lirë të luftës.
Lufta dhe trimëria e kësaj zone kanë zënë vend të veçantë në historinë tonë.
Përkujtuam të gjithë të rënët për liri dhe luftëtarët e lavdishëm të kësaj zone.
Është emocion i paharruar të gjendesh pranë familjarëve të dëshmorëve, ish-luftëtarëve dhe udhëheqësve të luftës.
Askush nuk mund ta mohojë luftën tonë të pastër. Qëllimi i vetëm i asaj lufte ishte liria e popullit shqiptarë.
LAVDI!

Banner

Related posts

Pendarovski: E pahijshme rritja e pagave në kohë krize, të gjendet zgjidhje

admin

Prindërit e viktimave nga Koçani nuk lejojnë që të dërgohen trupat e fëmijëve të tyre për obduksion në Shkup

Gjyla Halili

Motra Smila nderohet nga Vjosa Osmani/ Agron Dedivanaj: Një figurë që e bën krenar çdo shqiptar

Gjyla Halili