AKTUALE

Mexhiti: VLEN do të mbështetes bizneset, zhvillimin ekonomik si dhe krijimin e vendeve të reja të punë



Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti ka theksuar se VLEN do të implementojë të gjitha pikat e programit të OEMVP me qëllim mbështetjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit si dhe krijimin e vendeve të reja të punë.

Postimi i plotë i z. Mexhiti:

Sektori i biznesit shqiptar në vendin tonë duhet të ketë mbështetjen e parezervë të institucioneve shtetërore, lehtësimin e procedurave për investim si dhe krijimin e mundësive për zhvillimin e bizneseve.

Në takim me përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, biseduam për problemet dhe sfidat me të cilat ata ballafaqohen për momentin. Shqyrtuam planet e tyre dhe “Planin 2030” të Koalicionit VLEN dhe nënshkruam memorandum bashkëpunimi me të cilin garantojmë se si pjesë e Qeverisë së ardhme, VLEN do të implementojë të gjitha pikat e programit të OEMVP me qëllim mbështetjen e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit si dhe krijimin e vendeve të reja të punës me çka rinia nuk do të detyrohet të braktis vendin.

Banner

Related posts

Gashi me rastin e 8 Shtatorit: Të punojmë së bashku për të ecur përpara

Gjyla Halili

Politikani pro serb, presidenti i ri i Malit të Zi, festë para selisë së “Evropa Tani”, provokojnë mbështetësit e tij: Kosova është Serbi!

admin

Propozimi për zgjedhjen e presidentit të shtetit në Kuvend i papranueshëm për disa parti politike

Gjyla Halili