AKTUALE

Lloga – Siljanovskës: zonjë e panderuar, nuk meritoni votë

Të ftuar në ClickPlus, Krenar Lloga e Zeqirja Ibrahimi debatuan për deklaratën e Gordana Siljanovska Davkova, kandidate për presidente nga VMRO, ku tha se do të ketë tribunal ndërkombëtar për luftën e 2001.

Lloga tha se kjo retorikë nacionaliste është e VMRO-së dhe duhet të dënohet dhe shtoi se Davkova flet si kandidate VMRO-së dhe jo si individ.

“Ajo zonjë e panderuar nuk meriton votë, pikë dhe këtë duhet ta thonë kaq shkurt kaq qartë, por kanë frikë”, tha Lloga.

Por kjo u kundërshtua nga Zeqirja Ibrahimi ku tha se nuk kanë frikë, por reagimi i Llogas ishte i menjëhershëm ku i kërkoi Ibrahimit që ta përsëris pas tij “Zonja në fjalë nuk meriton votë”.

“Si koalicion vendimi është se është përfunduar gara e zgjedhjeve presidenciale. Unë nuk jam individi që vendosi në emër të koalicionit. Për VLEN nuk ka garë të zgjedhjeve presidenciale”, tha Ibrahimi.

Banner

Related posts

Aksion i MPB-së: Rreth 50 të dyshuar për abuzime në FSPIM

Gjyla Halili

Taravari: Gjuha e BDI-së për fushatën ishte “ring boksi”, Gjuha e VLEN-it ishte Ndryshimi!

Gjyla Halili

Ministri Fatmir Limani në Samitin IV të Diasporës Shqiptare në Tiranë

Gjyla Halili