AKTUALE

Ahmeti: Gjithkund goditet BDI – se kanë me BDI-në por me shqiptarët!

Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e reflekton vullnetin e shumicës së qytetarëve – është mesazhi që vjen nga Fronti Evropian, pasi lideri I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, para përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, preferon koalicionin VLEN në qeverinë e ardhshme.

Mickoski, gjatë cdo tubimi vazhdon të adresojë akuza dhe sulme ndaj BDI-së, duke dërguar mesazhin që BDI-ja duhet të shkojë në opozitë.

Por, lideri I BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë një tubimi në Saraj të Shkupit, tha se veprimet e fundit të Mickoskit, nuk janë të rastësishme.

“Gjithkund goditet BDI-ja. Nuk goditet BDI-ja, por shqiptarët. Shqiptarët janë pengesa pse e mbështesin BDI-në. Ju jeni fajtorë, ashtu sic thoshte Çubriloviqi – vrisni nënën shqiptare, mos I vrisnin burrat. Nënën shqiptare, ajo është fajtorja, Duan t`ja vrasin nënën, BDI-në shqiptarëve në Maqedoni, sepse është bërë halë në sy. Ne nuk jemi pengesë për të tjerët. Ne I kemi mbështetur qytetarët tanë për historinë e tyre, për gjuhën, kur të gjithë të tjerët ua kontestojnë”, tha Ali Ahmeti.

Banner

Related posts

MPB garanton siguri të plotë gjatë “Zgjedhjeve Vendore 2025”

Gjyla Halili

Konventa Demokratike në Michigan vendos sot kandidatët për zgjedhjet 2026

Gjyla Halili

Bujar Osmani: Bashkësitë etnike na kanë përzgjedhur ne shqiptarëve për gardian të interesave të tyre

Gjyla Halili