Kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kumanovës, masovikisht të dalin në zgjedhje dhe ta mbështesin konceptin që ofron të ardhme për vendin.
Pendarovski theksoi se ka dallime thelbësore me kundërkandidaten Davkova, e cila, sipas tij, pretendon miratimin e Kushtetuës së re, që do të rregullonin raportet ndëretnike në mënyrë tjetër.
“Nëse dikush konteston Marrëveshjen e Ohrit, kurse jetoni në qytet multietnik, e dini se çfarë do të thotë kjo. Ajo zonja që mbështetet nga lideri partiak dëshiron Kushtetutë qytetare. Bëhet fjalë për një koncept serioz politik, që nëse mbështetet më 8 maj, mund të na kthejë prapa për 15-20 vite, për shkak se nga vti 2001 tashmë kanë kaluar 23 vite” – tha Pendarovski.
“Vullkani politik do të jetë rezistenca për enklavat feudale të atyre që pretendojnë se janë evropian” – tha nga tubimi në Strumicë, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, në veçanti duke adresuar kritika ndaj ish-Kryeministrit Zoran Zaev.
Gjatë tubimit Davkova ka sqaruar se përse vendin nuk e quan sipas emrit kushtetues – Maqedonia e Veriut.
E drejta e vetëvendosjes është e drejtë kolektive dhe Maqedonia këtë emër e shfrytëzon që nga ASNOM-i. Askush nuk mund të na ndalojë ta përdorim emrin Maqedoni” – tha Siljanovska Davkova.
Davkova kishte edhe një mesazh për Frontin Evropian.
“Më qesharak më duken këta të Frontit proevropian. Marshojnë në vend dhe pretendojnë se janë president evropian. Paramendoni se kur themi “Maqedonia Jote” kjo është nacionalizëm ekstrem. Nëse është nacionalizëm përse programi është përkthyer në shqip, turqisht, serbisht dhe boshnjakisht?” – tha Davkova.
Dy kandidatët presidencial bëjnë thirrje për dalje masive.
VMRO-DPMNE pret fitore të dyfishtë, ndërsa nga LSDM-ja porosisin se nuk ka “pazare” me të ardhmen e shtetit dhe se rruga e vetme është eurointegrimi.