AKTUALE

Xhaferi: Respektimi i të drejtave të punës, prioritet për RMV në rrugën drejt BE-së

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka drejtuar një urim për qytetarët në këtë Ditë ndërkombëtare të punës, duke theksuar rëndësinë e respektimit dhe trajtimit të barabartë të punëtorëve dhe të drejtave të punës. Duke e shpalosur këtë mesazh në një periudhë të vështirë krizash globale, Xhaferi falënderoi punëtorët për përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në përforcimin e qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

“Si një vend anëtar i ardhshëm i Bashkimit Evropian, zotimi ynë është ti mbrojmë punëtorët dhe të sigurojmë trajtim të njëjtë dhe të drejtë për to nga punëdhënësit, sepse çdo punëtor është mbi të gjitha, qenie njerëzore e cila meriton respekt dhe jetë dinjitoze”, shkruan

Urimi i Kryeministrit shqiptoi aspiratat për një jetë më të mirë dhe më të barabartë për të gjithë punëtorët.

Banner

Related posts

Shoqata për kulturë “Reka e Epërme” organizon manifestimin tradicional “Takimet e Rekës së Epërme” 2023

admin

Fatmir Dehari në Vjenë: Me zemër për Kërçovën dhe diasporën

Gjyla Halili

BDI hapi shtabin zgjedhor në Manastir

Gjyla Halili