OPINIONE

GJENERALI I FSK-SË,PËRBALLË THEMELUESIT E KRYEKOMANDANTIT TË UÇK-SË ALI AHMETIT



Gjatë vizitës së Presidentes Osmani në Maqedoninë e Veriut, në delegacionin shoqërues ishte edhe Gjeneral i FSK-së Sefer Isufi!

Unë Sefer Isufin e kamë pasur bashkeluftetar në UÇK dhe tash e kam edhe shok nga më të mirët, dhe gjatë luftës Ai pseudonimin e ka pasur Doktori, dhe të gjithe ushtarët e kanë thirrur Doki!

Përshendetja ushtarake e Gjeneral Sefer Isufit, para përqafimit vëllazëror të Tij, me Themeluesin dhe Kryekomandantin e UÇK-së Ali Ahmetin, ishte madheshtore dhe ishte historike!

Gjeneral Sefer Isufi, njëri prej pasardhësve të Komandantit të lavdishëm të betejës antiosmane në Grykën e Kaçanikut, të lavdimadhit Komandant Idriz Seferi, qendronte gaditu para Ilegalit të madh e themeluesit të UÇK-së dhe Kryekomandantit të saj Ali Ahmetit!

Largpamësia gjeniale e urtësisë ushtarako-politike euroatlantike të Ali Ahmetit, ka bërë që realiteti në Maqedoninë e Veriut të jetë e kanalizuar në platformën strategjike skenderbegiane, e cila pasqyrën reale, e ka te respekti ndaj Nanë Terezës, e cila është e vetmja shqiptare, qytetare  nderi e SHBA-ve!

Gjeneral Sefer Isufi, faleminderit shok e bashkëluftëtar!

Vazhdo të nderosh ashtu sikur nderove Abaz Gjukën e UÇK-së dhe Ali Ahmetin e BDI-së, brenda te dyve shkrihet me madhështi Udhëheqës i madh i popullit shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 30 Prill 2023!

Banner

Related posts

CA ÇASTE PARA FILLIMIT TË RAMAZANIT

Gjyla Halili

Letër për Ramiz Cernicen, Kryetarit të Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca

Gjyla Halili

MERITA E GËZIMIT  DHE REZULTATET E UDHËZIMIT

Gjyla Halili