AKTUALE

Grubi: Vetëm vota për Frontin Europian dhe Ali Ahmetin ndal hovin e VMRO-së për të luajtur me fatin e shqiptarëve dhe UÇK-në

Zëvendëskryeministri, Artan Grubi ka reaguar ndaj deklaratës së kandidates për presidente të VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska-Davkova e cila tha se për luftën e vitit 2001 duhet një Tribunal Ndërkombëtar.

Grubi shkruan se vota për Frontin Europian është votë për UÇK-në dhe fuqizimin e shqiptarëve dhe komuniteteve, ndaj sa më shumë deputetë të merr Fronti Europian aq me e dobët është VMRO-ja me politikat e saja anti-shqiptare.

Reagimi i plotë:

Ja se çfar të sjellin politikan të papërgjegjshëm.
Prandaj vota e gjithë popullit shqiptar, edhe e atyre që e kanë votuar opozitën, edhe e komuniteteve, duhet të rreshtohet pas ALI AHMETIT dhe Frontit Europian që VMRO mos të ketë ASNJË MUNDËSI të vetme që të luajnë me fatin e shqiptarëve, UÇKsë, komuniteteve tjera, mediave, shoqërisë civile, administratës dhe vendit.
Vota juaj për Frontin Europian e bllokon VMROnë dhe ia ndal hovin.
T’ia pamundësojmë këto dreqnillëqe këtyrë që po ndjellin ndasi, votoni të gjithë që t’ia bëjmë Ali Ahmetit dhe Frontit Europian 30 deputetë, e pastaj ta shohim se si do të sillen ata.
ËSHTË NË DORËN TUAJ –
VOTO
JO Rusisë, PO Europës!
Një Kryeministër për të gjithë
Marrëveshje Kornizë Ekonomike
#FrontiEuropian #bashkë

https://www.facebook.com/photo/?fbid=983487373140781&set=a.262689908553868

Related posts

Aktivistët e BESËS – Shipkovicë rreshtohen me Frontin Europian (FOTO)

Gjyla Halili

Mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite në disa pjesë të luginës me reshje të përkohshme

Gjyla Halili

DUKE DËGJUAR FJALIMIN E UDHËHEQËSIT ALI AHMETI NË STUBËLL

Gjyla Halili