AKTUALE

Ali Ahmeti: Mickoski duhet ta respektojë vullnetin e shqiptarëve!

Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, vazhdon të insistojë se cila parti do të përfaqësohet në qeveri vendos populli e jo politikanët.



Ali Ahmeti: Mickoski duhet ta respektojë vullnetin e shqiptarëve!
Publikuar 15:02 30 Prill, 2024

Kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, vazhdon të insistojë se cila parti do të përfaqësohet në qeveri vendos populli e jo politikanët.



Ai gjatë një tubimi në Xhepçisht të Tetovës, paralajmëroi Mickoskin se bën gabim të madh, nëse nuk e respekton fituesin në kampin politik shqiptar.

“Në qeveri nuk të çon as Zoran Zaevi e as Hristijan Mickoski, në qeveri të çon populli. I vetëdijshëm është edhe Hristijan Mickoski, se nëse nuk e respekton shumicën e popullit, vecanërisht të shqiptarëve, I bëhet keq. Edhe atij I duhet paqa, stabiliteti në radhë të parë të këtij shteti”, tha Ali Ahmeti.

Por, kreu I VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vazhdon të insistojë se BDI-ja duhet të shkojë në opozitë. Pas një takimi që pati me Odën Ekonomikë të Maqedonisë Veriperëndimore, ai tha se demokracia bazohet në parimin se ai që ka shumicën në parlament bën qeverinë.

Nuk e di se për cfarë Marrëveshje të Majit flet BDI-ja, nuk e di rregullin fituesi me fituesin. Kishte një rregull të tillë në të kaluarën që u shkel në vitin 2017 nga BDI-ja. Nëse VMRO-DPMNE fiton shumicën s`kemi asnjë besim elementar të bashkëpunojmë me BDI-në, ata duhet të shkojnë në opozitë”, tha Hristijan Mickoski.

Marrëveshja e Majit parasheh që partia fituese në bllokun maqedonas të koalicionojë me fituesin shqiptar.

Kjo për shkak se në zgjedhjet e vitit 2006, BDI-ja edhe pse fituese në bllokun shqiptar nuk u bë pjesë e Qeverisë së Nikola Gruevskit, ku deri në 2008 pjesë e ekzekutivit ishte PDSH-ja.

Related posts

Në ditën e fundit janë prodhuar 17.825 MWh energji elektrike

admin

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Gjyla Halili

Të dielën, shtëpisë së BBV do t’i bashkohen 4 ‘banorë’ të rinj

admin