Kandidatja për presidente e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja, Gordana Siljanovska-Davkovka nga tubimi në Kumanovë citoi të drejtën ndërkombëtare e cila sipas saj thotë se disa vepra kundër njerëzimit nuk vjetërsohen asnjëherë, shkruan Alsat.
Mes rreshtave Siljanovska pretendoi në luftën e vitit 2001 dhe mundësinë e adresimit të këtyre veprave në një tribunal ndërkombëtar.
Siljanovska tha se është koha që Maqedonia të ketë president i cili nuk vjen me forcë por me autoritet të merituar.
“Neve nuk duam forcë, por duam autoritet të merituar. Këtë krenari nuk mund as ta blini dhe as të vidhni dhe as nuk vjen pa meritë. Krenaria vjen me punë”, tha Gordana Siljanovska, kandidate për presidente.
Stevo Pendarovski nga Tetova ka kërkuar që qytetarët të mos i besojnë dikujt që kërkon anulimin e marrëveshjeve që sollën paqe në shtetin tonë. Pendarovski tha se kundër kandidatja e tyre kërkon abrogimin e marrëveshjeve me garanci ndërkombëtare pa mos shpjeguar se cili është propozimi i saj. Kandidati i mbështetur edhe nga LSDM-ja dhe koalicioni kërkoi që qytetarët të mos japin votën për ata të cilët kërkojë ndryshimin e dokumenteve fondamentale të shtetit.
A do t’i jepnit besimin dikujt i cili thotë se të gjitha marrëveshjet që na sollën paqe dhe prosperitet dhe na kthyen në bashkësinë e shteteve të civilizuara, duhet t’i ndryshojmë, t’i rishqyrtojmë dhe të sjellim diçka për të cilën askush i gjallë nuk e din se çfarë dhe me çfarë efekte do të jetë. Apeli im është që të mos i jepni besim atyre të cilët duan t’iu ndryshojnë dokumentet fondamentale”, u shpreh Stevo Pendarovski, Kandidat për president.
Dy kandidatët për president fushatën zgjedhore do ta vazhdojnë me takime me qytetarët. Pendarovski sonte do të jetë në Kumanovë, ndër Siljanovska në Strumicë.