AKTUALE

Shijojeni edhe sot motin me diell në Maqedoni, ja çfarë moti na pret ditëve në vijim

Banner

Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa në pjesët lindore me reshje të dobëta lokale shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 19 deri në 27 gradë Celsius.

Në Shkup me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 8, ndërsa ajo maksimale do të arrijnë deri 25 gradë.

Ditën e mërkurë do të ketë vranësira të izoluara, ndërsa të enjten në disa vende do të ketë vranësira të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullimë, lokalisht në formë stuhie afatshkurtër.

Nga e premtja dhe gjatë fundjavës do të mbajë mot me vranësira të pjesshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, do të fryjë erë nga veriu, ndërsa temperaturat do të bien për disa gradë.

Banner

Related posts

Luan Veliu mer pjesë në përvjetorin e 44 të Demonstratave të 11 Marsit të vitit 1981 në Kosovë…

Gjyla Halili

Rina Ajdari në takim me Institutin për Politikë Evropiane: Deputetët me rol kyç në forcimin e debatit publik

Gjyla Halili

Kuvendi miraton Ligjin, paga minimale rritet në 264 euro

admin