Në vend që të kthehemi në të kaluarën e errët të periudhës 2006 – 2017, duhet të fokusohemi tek ekonomia – tha kandidati presidencial i LSDM-së dhe koalicionit, Stevo Pendarovski, gjatë tubimit parazgjedhor në Tetovë.
Sipas tij, nga kjo varet nëse fëmijët do të mbeten afër prindërve ose do të kërkojnë të ardhme më të mirë jashtë vendit.
“Leni anash ndasitë partiake, ndasitë etnike, mendoni si prindër, si individë, si njerëz. A do t`i besoni dikujt që thotë se të gjitha marrëveshjet që sollën paqën duhet të ndryshohen, të rishikohen dhe të sjellim marrëveshje tjera pa e ditur se cfarë efekti do të kenë. Nëse nuk di se cfarë duhet të bësh me Marrëveshjet e Ohrit, Prespës, Kornizën negociuese me BE-në dhe nëse kërkon ndihmë nga ekspertët, mos kandido për president” – tha Pendarovski.
Nga Kumanova, kandidatja presidenciale e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova, u shpreh e bindur se në rrethin e dytë zgjedhor do të rritet diferenca në 3 me 1 ndaj kundërkanditatit.
Edhe Davkova ka bërë thirrje që të rinjtë mos të largohen nga vendi.
Nuk duhet tua bëjmë dhuratë vendeve të jashtme më të mirët e Maqedonisë. Beteja nisi, me argmente, me debate dhe projekte. Këta njerëz janë të lodhur nga fuqia. Ne nuk duam fuqi, por autoritet të merituar. Më 8 maj pres vullkan politik. Ende kanë idealizëm se në mënyrë magjike mund të ndodh dicka. Më 8 maj rezultati do të jetë 3 me 1” – deklaroi Siljanovska Davkova.
Në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale Siljanovska arriti të ketë një epërsi prej 180.000 vota kundrejt Pendarovskit. Derisa Davkova shprehet e bindur se diferenca do të rritet, Pendarovski pohon se cdo gjë nis nga zeroja duke pretenduar 330.000 votat e pesë kandidatëve të tjerë që garuan më 24 prill.