Partia Demokratike Turke ka demantuar shpifjet e Opozitës shqiptare për bashkëpunim me opozitaren VMRO-DPMNE.
Nga TDP thonë se Opozita e mori përgjigjën me 24 prill ndaj fushata të këtilla dezinformuese me kërcënime dhe shantazhe nuk mund të kalojnë tek opinioni.
Reagimi i plotë:
Simboli i lidhjes së koalicionit është shtrëngimi i duarve, ne i shtrënguam duart kur e bëmë marrëveshjen.
Lajmi i cili është përhapur me paramendim dhe qëllimkeq në platformat e rrjeteve sociale ditët e fundit se Partia Demokratike Turke është tërhequr nga marrëveshja e koalicionit dhe ka arritur marrëveshje me VMRO-DPMNE-në, nuk është i vërtetë.
Opozita, e mori përgjigjen në kutitë e votimit në zgjedhjet e 24 prillit, sepse e ndërtoi fushatën e saj mbi shpifje dhe gënjeshtra të fëlliqura e jo duke prodhuar ide, por përsëri nuk e mori mësimin e duhur.
Edhe një herë Ju drejtohem për të theksuar qartë:
Partia Demokratike Turke vazhdon rrugën e saj me Koalicionin e Frontit Evropian, e jo me ata që e mohojnë votën turke.
Përgjigjen do ta japim sërish në kutitë e votimit më 8 maj për ata që i mohojnë votat e turqve, për ata që tentojnë t’i arrestojnë turqit për shkak të një fotografimi dhe për ata që nuk ngurrojnë ta tregojnë gjuhën e urrejtjes.
Ky mentalitet që prodhon politikë ditore dhe manipulime, meriton vendin e vetëm e ato janë faqet me pluhur të historisë.