AKTUALE

Nxënësit në pushim pranveror, mësimi do të vazhdojë më 7 maj

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme prej sot e deri më 6 maj 2024, do të jenë në pushim pranveror i cili ka filluar këtë viti shkollor. Për herë të parë ka ndryshim edhe në kalendarin e mësimit, kështu që viti shkollor 2023/2024 për filloristët do të përfundojë më 17 qershor, ndërsa për nxënësit e shkollave të mesme, si edhe gjatë viteve të kaluara – më 10 qershor.

Shkollat nuk do të punojnë më 8 maj (e mërkurë) kur do të mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve presidenciale dhe Zgjedhjet parlamentare 2024.

Një ditë më parë, e martë 7 maj, orë të shkurtuara dhe orar të punës deri në orën 11 do të kenë ato shkolla ku të nesërmen do të organizohet votimi.

Siç informoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës, mësimi nga ditët të cilët për shkak të zgjedhjeve nuk punohen do të kompensohen në ditë pune me qëndrim më të gjatë të nxënësve në shkolla që të realizohen orët.

Related posts

Në zgjedhjet presidenciale në RMV do të mund të votojnë 2571 shtetas tanë të huaj

Gjyla Halili

Micevski: Problemi me vendin e zbrazët në Komisionin shtetëror zgjedhor do të tejkalohet, njëri prej kandidatëve i ka tërhequr dokumentet

Gjyla Halili

“20%” nuk paraqet pengesë për Bullgarët, duhet vetëm vullnet i politikanëve

admin