AKTUALE

Mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri 28 gradë

Moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 3 deri 9, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 20 deri 28 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i qetë. Temperatura minimale do të bie deri në 6, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 26 gradë.

Në dy ditët e ardhshme moti do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Nga e mërkura vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me reshje të përkohshme të shiut dhe paraqitje të rrallë të bubullimave, veçanërisht në orët e pasdites. Paqëndrueshmëri më e madhe pritet të enjten, kur reshjet në disa vende do të jenë të rrëmbyeshme, të shoqëruara me bubullima dhe erë të përforcuar.

Banner

Related posts

Ditë e Hapur në Paralelen e Shtrirë të Vajzave në Medresenë në Gostivar: Arsim Modern me Vlera Fetare dhe Kombëtare

Gjyla Halili

Mot me reshje të përkohshme të shiut

admin

NDI: Nga 549 policë të rinj, më pak se 40 shqiptarë; nga 30 të dekoruar, vetëm një shqiptar

Gjyla Halili