AKTUALE

Ahmeti për opozitën shqiptare: Të mos bëjnë gabimet e vitit 2006! U pa kush ishte fitimtar

Nga opozitarja VLEN tashmë çdo ditë e më tepër shprehin gatishmërinë për koalicion qeverisës me VMRO-DPMNE-në, përcjell TV21. Duke e komentuar opozitën, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në Dibër tha se ata nuk duhet ta bëjnë gabimin që bërë PDSH në vitin 2006, duke u bërë pjesë e qeverisë së atëhershme me VMRO-në, edhe përkundër faktit që nuk i fituan zgjedhjet.

Sa për ligjërata që më mbajnë, bëjnë mirë opozitarët. Të mos bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm në 2006, u bë një gabim, dhe koston e pagoi partia e atëhershme, kosto të lartë pagoi. Shqiptarët nuk janë sahanlëpirës. Kështu që me ato qyfyre që i këndojnë, se do të jetë ky, do të jetë ai, nuk vendosin asnjëherë ata, vendos populli. Unë do të doja të ju falënderoja shumë për mbështetjen. Thirrni të gjithë ata që nuk na kanë votuar, vëllezër tanë janë, që nga këtu, e deri në Likovë e Kumanovë. U pa kush ishte fitimtar, populli ishte me Frontin”, theksoi Ahmeti.

Related posts

Kasami injoroi Grubin, e le “duarbosh”!

admin

Mark Gjonaj fton komunitetin shqiptaro-amerikan në festën e madhe të panairit të Rrugës Gjergj Kastrioti Skenderbeu më 19 Maj në New York

Gjyla Halili

Bartësit e listave të LSDM-së për zgjedhjet parlamentare më 8 maj!

Gjyla Halili