AKTUALE

LSDM: Bojkotet dhe skenarët e errët janë tipar i VMRO-DPMNE-së

DPMNE karakterizohet nga bojkote, bllokada dhe skenarë të errët. Ata e bojkotuan Kiro Gligorovin në vitin 1993, kur ne do të hynim në Kombet e Bashkuara. Bojkotuan edhe referendumin për anëtarësim në NATO, bojkotuan regjistrimin dhe anëtarësimin në BE, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Ata bojkotuan momentet më të rëndësishme të pavarësisë sonë dhe prandaj VMRO-DPMNE nuk ka absolutisht të drejtë të flasë për bojkotimin e askujt. Më 27 prill 2017, VMRO-DPMNE lejoi që në parlament të hyjnë banditë dhe dhunuesit më ordiner, të rrahin deputetë, të ngrenë dorën kundër gazetarëve, shërbimeve parlamentare dhe të shkelin rendin kushtetues të shtetit. Bojkoti, skenarët e zinj dhe dhuna nuk e ndërtojnë shtetin. Më 8 maj qytetarët të votojnë masivisht dhe të mos lejojnë që regjimi të kthehet sërish – thonë nga partia.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti: Serbia kërkon të vendos në pikëpyetje pavarësinë e Kosovës dhe të njollosë UÇK-në

Gjyla Halili

Nata e Super-Hënës blu: Çfarë është dhe si mund ta shohim “ngjarjen e rrallë qiellore”? Nata e Super-Hënës blu: Çfarë është dhe si mund ta shohim “ngjarjen e rrallë qiellore”?

admin

Të martën votojnë personat e sëmurë dhe të paaftë

Gjyla Halili