Doktorante në Fakultetin teknik në Manastir, Magjistre e Shkencave Teknike, Inxhiniere e diplomuar e Komunikacionit rrugor dhe transportit.
✅️E lindur më 28.07.1980 në Tetovë. Shkollën fillore e ka kryer në sh.f.”Kirili dhe Metodij” në Tetovë, kurse shkollën e mesme medicinale e ka kryer në SHMP “Nikolla Shtejn” gjithashtu në Tetovë.
✅️Në vitin 2004 diplomoi në Fakultetin Teknik në Manastir – Drejtimi i komunikacionit rrugor dhe transportit.
✅️Në vitin 2016 Magjistroi në Fakultetin e ndërtimtarisë në Shkup – Drejtimi rrugor.
✅️Për momentin Doktorante në Fakultetin Teknik, drejtimi i Komunikacionit.
✅️Në vitin 2004 fillon me punë në SHMPK “Mosha Pijade” si profesor i lëndëve profesionale të komunikacionit.
Prej vitit 2004-2013 punon si Instruktore për shofer pranë Auto Shkolla Uno-1, Tetovë.
✅️Në tetor të vitit 2015 angazhohet si asistente për lëndët e komunikacionit në Fakultetin e Shkencave të Zbatuara pranë Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT) – Drejtimi Inxhinieria e transportit – Komunikacionit. Autore e shumë punimeve shkencore nga lëmia e komunikacionit me të cilat ka marrë pjesë në shumë Konferenca shkencore rajonale e më gjerë.
✅️Karrierën politike e fillon pas diplomimit në vitin 2004, si anëtare e Bashkimi Demokratik për Integrim – BDI, dhe aktivitetin e saj e realizon në Këshilli Vendor Qendër –BDI – Dega e Tetovës.
Në vitin 2011 zgjidhet kryetare e Forumit të Gruas në KV “Qendër” – BDI – Dega e Tetovës.
Si nënkryetare e Degës së BDI – Tetovë, zgjidhet në vitin 2014, kurse në Kuvendin e mbajtur në shkurt të vitit 2016 zgjidhet Kryetare e Forumit të Gruas BDI – Tetovë. Momentalisht është nënkryetare e Degës në Tetovë.
✅️Në mars të vitit 2015 zgjidhet si anëtare e Këshillit Republikan për Sigurinë e Komunikacionit në Rrugë.
✅️Nga viti 2018 e deri më sot nga Kryetari Ali Ahmeti iu dha besimi të udhëheqë me 2 nga institucionet shumë të rëndësishme të cilat për herë të parë udhëhiqen nga shqiptarë; Byroja për Metrologji dhe ESM Shitje, të cilat nga institucione të mbyllura hermetikisht për shqiptarë, i shndëroi në institucione me përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve.
✅️Përveç të gjitha obligimeve profesionale e politike, Merita Mustafai është edhe bashkëshorte e denjë, dhe nënë e katër fëmijëve.
✅️Duke përfaqësuar me dinjitet: nënën, bashkëshorten dhe në përgjithësi femrën shqiptare të Maqedonisë së Veriut dhe duke u angazhuar në maksimum për afirmimin e femrës shqiptare si në aspektin shoqëror ashtu edhe në atë profesional, i është dhënë besimi, të jetë kandidate për deputet e BDI-së, në njësinë zgjedhore numër 6. Megjithatë, ajo së bashku me koleget e saja kandidate, janë të vendosura që me përkushtimin më të madh, ti tejkalojnë të gjitha pengesat dhe denjësisht të përfaqësojnë interesat e qytetareve shqiptarë në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
#MeritaMustafai
#FrontiEuropian
#JoRusisëPoEuropës
#rretho4shin