AKTUALE

Izet Mexhiti prezanton pjesë nga programi ekonomik: Secilit qytetar nga 10 mijë euro aksione në ndërmarrjet publike



Kryetari i Lëvizjes Demokratike, pjesë e VLEN, kandidat i zonës së parë zgjedhore, Izet Mexhiti, ka dhënë një premtim të madh për qytetarët, kthimin e ndërmarrjeve publike në dorë të qytetarëve, duke ua dhuruar atyre 49% të vlerës së këtyre ndërmarrjeve.

Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afro 20 miliardë euro e kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10 mijë eurosh, ka shkruar Mexhiti.

Postimi i plotë i tij në fb:


Sot kisha nderin që të prezantoj përfaqësuesit tuaj, listën e koalicionit VLEN për zonën 1. Njëkohësisht prezantuam edhe disa nga pikat e Programit tonë zgjedhor.
Ne si koalicion VLEN në qeveri do t’i kthejmë ndërmarrjet shoqërore në dorë të qytetarëve. Qeveria do t’u shpërndajë qytetarëve 49% të aksioneve të ndërmarrjeve publike, duke mbajtur për vete 51% të aksioneve, që do të mund të menaxhohen përmes modeleve koncesionare, apo PPP-ve (partneriteti publikuprivat).
Vlera e përgjithshme e ndërmarrjeve është afro 20 miliardë euro e kjo do të thotë se secilit qytetar do t’i shpërndajmë aksione në vlerë prej 10 mijë eurosh. Futja e kapitalit privat në ndërmarrjet shtetërore do të sjellë modernizim tek secila ndërmarrje, ndërsa shpërndarja e aksioneve te qytetarët do të sjellë dinamizim ekonomik dhe rritje të mirëqenies tek secila familje.

Related posts

AAK uron Ali Ahmetin për pranimin e titullit Qytetar Nderi i Prizrenit

Gjyla Halili

OPERATIVA E MYFTINISË PRANË XHEMATIT TË TETOVËS

Gjyla Halili

Blerim Bexheti: Marrëdhëniet Kosovë – Maqedonia e Veriut: Një kapitull bashkëpunimi dhe miqësie falë vizionit të përbashkët!

Gjyla Halili