AKTUALE

Më ftohtë në mëngjes, gjatë ditës me diell me vranësira mesatare

Moti sot në mëngjes do të jetë kryesisht i kthjellët dhe vende-vende më ftohtë. Gjatë ditës me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtëra të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri në 23 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.

Pasditen e së shtunës do të ketë kushte për jostabile lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima  të shkurtëra. Më pas pason një periudhë moti i qëndrueshëm dhe i ngrohtë.

Banner

Related posts

VLEN përgatit ligj për UÇK-në/ Bexheti: Keqpërdorim për fushatë zgjedhore

Gjyla Halili

VATRA SHPALL KUVENDIN E PËRGJITHSHËM ZGJEDHOR MË 25 PRILL 2026

Gjyla Halili

Taravari: Gjendja shëndetësore e shumicës së pacientëve po stabilizohet, vetëm tre janë në gjendje kritike!

Gjyla Halili