AKTUALE

Zgjedhjet presidenciale – Ja çfarë thanë nga OSBE/ODIHR

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka mbikëqyrur zgjedhjet presidenciale në vendin tonë me 300 vëzhgues afatshkurtër, 24 afatgjatë dhe 12 ekspertë ndërkombëtarë.
“Edhe përkundër resurseve të kufizuara, sërish pati besim të opinionit, edhe përkundër kapaciteteve teknike të kufizuara, sërish procesi vijoi në mënyrë efikase, dita e zgjedhjeve vlerësohet pozitivisht, e drejta është respektuar edhe pse në vende të caktuara numërimi i votave nuk u zhvillua sipas procedurave të parapara. Këto janë zgjedhje të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut ku në tavolinë janë shtruar çështjet fondamentale. Mbikëqyrja e ODIHR-it në terren është nga 20 marsi, ndërsa në javët e fundit kemi realizuar një numër të takimeve. Kemi mbikëqyrur punën e komisioneve zgjedhore, mbulimin mediatik, punën e institucioneve,  financimin  e fushatës dhe fushatën me mediat sociale. Reformat e nevojshme në gjyqësor dhe administratë publike janë penguar nga fragmentimi dhe ndarjet etnike. Shpesh kemi dëgjuar për mungesë  të mjaftueshme të vullnetit politik për t’u trajtuar këto çështje  nga ana e pushtetit dhe opozitës.”, – deklaroi shefja e misionit të vëzhgimeve të zgjedhjeve të ODIHR-it, Jillian Strik.
Dita e zgjedhjeve në përgjithësi vlerësohet pozitivisht nga zgjedhjet e mëparshme në Maqedoninë e Veriut, më së fundmi zgjedhjet e vitit 2021.

Related posts

Bexheti në iftar me këshilltarët dhe administratën e komunës së Sarajit

Gjyla Halili

Mexhiti në Saraj takon kryefamiljarë dhe ish ushtarë të UÇK-së

Gjyla Halili

REISUL ULEMA NË NDARJEN E ÇMIMIT “FADIL SULEJMANI” NË UNIVERSITETIN E TETOVËS

Gjyla Halili