AKTUALE

Impianti i dytë fotovoltaik lundrues në liqenin e Vaut të Dejës, gati në 2026-ën

Impianti i dytë gjenerues fotovoltaik që po ndërtohet në pjesën e poshtme të digës së Zadrimës, në hidrocentralin e Vaut të Dejës, me kapacitet prej 5,143 MWp do të hyjë në prodhim në vitin 2026.

Kjo u bë e ditur nga përfaqësues të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) në punimet e konferencës “The External Dimension of EU-supported Connectivity”, e organizuar nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në Kryeministri.

Gjatë kësaj konference përfaqësuesit e KESH-it prezantuan sfidat dhe vështirësitë që has projekti i fotovoltaikut lundrues në liqenin e Vaut të Dejës.

“Sfidat që kemi përballur përfshijnë përzgjedhjen e teknologjisë së duhur pluskuese për impiantin tonë, si dhe matjen e vlerave hidrometeorologjike të zonës. Me përkrahjen e WBIF dhe bashkëpunimin e ngushtë të BERZH, kemi arritur të realizojmë studimin e fizibilitetit, përzgjedhjen e teknologjisë pluskuese dhe përgatitjen e specifikimeve teknike. Projekti ynë pritet të përfundojë nga ndërtimi dhe të vihet në punë në vitin 2026”, u shpreh përqafësuesi i KESH-it, Jeshar Peposhi.

Sipas tij, ky është një hap i rëndësishëm për të siguruar burime energjetike të qëndrueshme dhe të përshtatshme për të ardhmen tonë.

Komiteti Kombëtar i Digave të Mëdha miratoi në mbledhjen e fundit projektin e zbatimit të paraqitur nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare për instalimin e sistemit fotovoltaik me fuqi 8,25 MWp (megavat-peak – maksimumi i potencialit – shën. i red.), në anën e poshtme të digës Zadejë në hidrocentralin e Vaut të Dejës.

Ky do të jetë centrali i dytë gjenerues fotovoltaik që KESH ka në zotërim, pas atij në digën e Qyrsaqit, në hidrocentralin e Vaut të Dejës, me kapacitet prej 5,143 MWp.

Related posts

Fronti Europian: Vazaliteti mundëson poshtërësimin e shqiptarëve dhe komuniteteve

Gjyla Halili

Bekteshi: Me KRRE-në punojmë që pas 1 korrikut të kthehet tarifa e lirë ditore për rrymën

admin

Zyrtare / BDI shpreh keqardhje për vetëlargimin e “Grupit të Zjarrit” nga partia

admin