AKTUALE

Gjykata Supreme anuloi arrestimin e babait të Vanjës, përcaktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e pranoi ankesën e babait të Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, anuloi masën e caktuar të paraburgimit dhe për të akuzuarin caktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi.

Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut e njofton opinionin se pas seancës publike të mbajtur në ditën 25.04.2024, Këshilli për Vepra ndëshkuese solli Vendim me të cilin ankesa e të akuzuarit A.Gj., e deklaruar përmes mbrojtësit të tij Vlladimir Tufenxhiq, avokat nga Shkupi, është pranuar, ndërsa vendimi i Gjykatës së Apelit Shkup 02.04.2024, është ndryshuar në atë mënyrë që masën e përcaktuar të paraburgimit ndaj të akuzuarit A.Gj. e hoqi  dhe të akuzuarit i caktoi arrest shtëpiak dhe masë kujdesi”, njoftoi sot Gjykata Supreme.

Seanca e sotme ishte seanca e dytë publike para Gjykatës Supreme lidhur me masën e paraburgimit ndaj babait të Vanjës, pasi në mars të këtij viti Gjykata Supreme e hodhi poshtë si të pabazuar ankesën ndaj masës së paraburgimit të Gjorçevskit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Banner

Related posts

Sela: Na goditën e na tradhtuan, por anëtarët nga Manastiri deri në Likovë mbetën Aleancë

Gjyla Halili

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

“Ballistët” mbështesin protestën e studentëve për gjuhën shqipe

Gjyla Halili