AKTUALE

Siljanovska-Davkova në epërsi të thellë, në balotazh me Pendarovskin

Nga 99.80% të votave të numëruara nga votimet e djeshme për zgjedhjen e presidentit në Maqedoninë e Veriut, kandidatja e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova ka krijuar një epërsi të thellë të dyfishtë me 362.561 vota apo 40,09 % përballë Stevo Pendarovskit, kandidatit të koalicionit “Për Ardhmëri Evropiane” të prirë nga LSDM që fitoi 180.216 vota apo 19,93%, përcjell INA.

Pas tyre është radhitur kandidati i “Fronti Evropian” të prirë nga BDI, Bujar Osmani që fitoi 120.803 vota apo 13,36%, ndërsa kandidati i opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari ka fituar 83.307 apo 9,21%.

I katërti me vota është radhitur kandidati i koalicionit ZNAM, Maksim Dimitrievski me 83.761 apo 9,26%.

Kandidatja e “Të Majtës”, Biljana Vankovska- Cvetanovska ka fituar 41.167 vota apo 4.55%, ndërsa kandidati i GROM, Stevçe Jakimovski ka fituar 8.096 vota apo 0,90%.

Sipas këtyre rezultateve, presidenti i ri do të zgjidhet në balotazh (raundin e dytë zgjedhjeve), ku do të shkojnë dy kandidatët Siljanovska-Davkova dhe Pendarovski, kjo pasi në raundin e parë kërkohet që presidenti të zgjidhet me 50 për qind të votave, me kushtin që pjesëmarrja në zgjedhje të jetë mbi 40 për qind e elektoratit.

Këto zgjedhje njëherësh janë vlerësuar si shumë të rëndësishme për partitë politike, pasi rezultati që do të arrijnë ato do të jetë test për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahem më 8 maj, së bashku me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski theksoi se dalja e votuesve ka qenë afër 49%, ndërsa të drejtë vote kishin 1.814.317 votues. (INA)

Related posts

Taravari dhe Kasami shpërndajnë iftare për studentë

Gjyla Halili

Banori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it

Gjyla Halili

Kryetari Mitreski i shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 24 prill dhe 8 maj

Gjyla Halili