AKTUALE

Fatmir Dehari thirje politikanëve: Ti thërasim ndërgjegjes për këta njerëz që na besuan, të ardhme më të mirë për të gjith

Banner

Pas fitores së thellë të Frontit Europian në Kërçovë dhe gjithandej për TV. Uskana u prononcua shefi i shtabit komunal njëherit dhe kryetar i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Procesi zgjedhor ka qenë në nivel të lartë që mund të vlersohet me notë më të lartë,ajo që e zbukuron është fitorja të cilën un jua dedikoj aktivistëve, të moshuarve, nënave dhe motrave e të gjitha kategorive që mbështetën Frontin Europian, tha Dehari.

Më tej ai tha se Fronti Europian u pranua dhe u mirëprit nga qytetarët si ide përparimtare, dhe kjo akoma na jep më shum shpresën dhe energjinë për të vazhduar ditët në vijim procesin tjetër për zgjedhjet parlamentare më 8 Maj.

Në pyetjen sa mund të ket ndikim kjo fitore në zgjedhjet parlamentare Dehari tha: “Sipas të gjitha analizave që i kemi bërë dhe që do ti përpunojmë në vazhdim, mendojmë që kjo fitore vetëm do të ritet, jo vetëm në qytetin e Kërçovës por dhe gjithandej.Kërçova dëshmoi fuqishëm se vazhdoi të ruaj trashigiminë e saj politike, por mbi të gjitha vlerat e saj të strukturë së Bdi-së dhe të konceptit të Frontit Europian.

Dehari prononcimin për TV Uskana e përfundoi me një thirje për të gjith politikanët të çfardo niveli qoft atij lokal apo qendrorë që ti thirin ndërgjegjes për këta njerëz, që besimin e tyre ta shpërblejmë me një të ardhme më të mirë.

Na priftë e mbara në zgjedhjet e 8 Majit, falemderit të gjith atyre 8100 votues, mbi të triumfojë njerzorja, theksoi Dehari.

Banner

Related posts

Mickoski për propozimin e Grubit: Nuk bëjmë pazare as me BDI-në dhe as me LSDM-në

admin

Moti në Maqedoninë e Veriut, me diell me temperaturë deri 22 gradë

admin

Me shumë meritë: Jim Xhema përjetësohet me emrin e një rruge në Prishtinë

admin