Zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi nga selia e partisë në Reҫicë ka dhënë informacionet lidhur me rezultatet nga rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale, njofton indeks.mk
Ademi ka thënë se e mira e kësaj është se procesi ishte e mirë dhe e qetë. Sipas Ademit është sukses i të gjitha partive dhe pjesmarsit në garë.
“Presim fitore të thellë për kandidatin tonë. Fitore historike, me diferencë të madhe. Ajo që e kemi punuar gjatë gjithë fushatës, u tregua sot, presim fitore historike po e them prap. Kishim ditë të qetë në të cilën qytetarët e treguan vullnetin e tyre politik. Kjo nuk ishte vetëm sot, sepse në atë frymë ishte edhe fushata zgjedhore. Treguam pjekuri politike, sic i takon një shteti anëtare e NATO-s dhe që është në bisedime me BE-në. Falënderojmë qytetarët që votuan Bujar Osmanin. Dëshiroj që ta dini se vullneti juaj është regjistruar dhe do të jetë pjesë e politikave të ardhëshme të RMV-së. Është thelb i demokracisë. Sot, qytetarët folën. Dua të falënderoj vullnetarët dhe aktivistët nga shtabet vendore dhe qëndrorë I “Frotnit Evropian”, ishte fushatë evropiane dhe aktive.Kishim fushatë cilësore dhe të suksesshme. Falënderoj partnerët e “Frontit”, edhe njëherë, urime për të gjithë”, deklaroi Ademi / Indeks.mk/