AKTUALE

Dalja deri në orën 9:00 në komunën e Tetovës është 3,2 për qind

Deri në orën 9:00 në Komunën e Tetovës kanë votuar 2301 persona apo 3,2 për qind nga numri i përgjithshëm i 86.405 votuesve në rrethin e sotëm të parë nga votimi për zgjedhje të presidentit të shtetit. Në Komunën e Tetovës votohet në gjithsej 117 vendvotime.

“Sipas të dhënave nga 117 vendvotime votuan 2301 votues apo thënë në përqindje 3,2 për qind. Procesi po zhvillohet siç duhet, nuk ka paraqitje për probleme. Lajmërohen probleme teknike me pajisjet, por intervenojmë menjëherë me njerëzit e TI-së”, informoi Nazmi Dauti nga KKZ Tetovë.

Dalja në vendvotime deri në orën 9:00 në Komunën e Tearcës është 2,35 për qind, në Komunën e Bogovinës 1,54 për qind, në Komunën e Bërvenicës 3,10 për qind, në Komunën e Zhelinës 1,65 për qind dhe në Komunën e Jegunocës 3,35 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve.

Banner

Related posts

Haradinaj: Kosova është zhytur në krizë të thellë, opozita të bashkohet për mocion mosbesimi

admin

Menduh Thaci -Kërkesat që i ka Fronti për ndryshimet kushtetuese do ti lëvizim shumë shpejt

Gjyla Halili

Ratkoceri: E tmerrshme se si “VLEN” dhe mediat afër tyre po përgatiten për të arsyetuar anulimin e neneve kryesore të Ligjit për Gjuhën Shqipe

Gjyla Halili