AKTUALE

Në Shtip në votim deri në orën 9 kanë dalë 5,27 për qind e votuesve

Në Shtip deri në orën 9 kanë dalë 5,27 për qind nga numri i përgjithshëm i votuesve, njoftoi kryetari i Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Shtipit (KKZ), Viktor Vaçev. Ai theksoi se votimi në Shtip ka filluar pa probleme. Të 74 qendrat e votimit u hapën menjëherë në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm. Në territorin e Komunës së Shtipit të drejtë vote kanë gjithsej 41.489 votues.

Votimi zhvillohet me aparate për leximin e gjurmëve të gishtave, të cilat për momentin funksionojnë pa probleme. Megjithatë, ka edhe zgjidhje alternative nëse shfaqen probleme me aparatet, të gjitha me qëllim që qytetarët të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.

“Deri tani votimi po zhvillohet pa probleme, votimi po bëhet me aparate për leximin e gjurmëve të gishtave, ato funksionojnë pa problem”, shton Vacev.

Banner

Related posts

Sela: Arben, erdhi koha t’i kthehesh profesionit tënd si mjek, ashtu siç kishe gjithmonë dëshirë…

Gjyla Halili

BDI: Kryeministri edhe një herë ka zgjedhur të ironizojë me shqetësimet legjitime të shqiptarëve

Gjyla Halili

Faton Aliti: KSHZ majorizoi dhe falsifikoi votën e afër 40% të qytetarëve

Gjyla Halili