AKTUALE

Qytetarët nesër e kanë lapsin në dorë me të cilin do të shkruajnë të ardhmen

Ditët e zgjedhjeve janë të rëndësishme jo vetëm për garuesit por edhe për qytetarët sepse pikërisht në këto ditë vendoset se kush do të udhëheq me vendin. Udhëheqësit e vendit janë përcaktuesit e të ardhmes apo rrugëtimit të vendit. Maqedonia e Veriut si shtet në tranzicion është shumë e rëndësishme çfarë kahje të rrugëtimit do të merr. Të gjitha partitë ekzistuese ia duan të mirën këtij vendi pavarësisht bindjeve ideologjike të cilave mund t’in përkasin. Fakt argumentues se të gjithë duan një shtet të zhvilluar dhe të pavarur dëshmohet se secila prej partive synon të udhëheq me vendin dhe sa më vend i zhvilluar aq lidership më i fortë dhe më me ndikim, shkruan Zhurnal.

Nesër dita vendimtare, qytetarët para kutive të votimit –

Dita e zgjedhjeve është ndër ditët më të rëndësishme për të gjithë qytetarët sepse vetëm gjatë kësaj dite ruhen e përcillen edhe lëvizjet e gishtërinjeve se cilin numër po e rrethojnë. Interesim i jashtëzakonshëm për qytetarët të rinjtë e të moshuar.

Pra, vetëm ditën e zgjedhjeve qytetarët ndjehen maksimalisht të respektuar dhe të përfaqësuar denjësisht. Madje, një numër i madh i qytetarëve barten me vetura deri tek kutitë e votimit. Që në fakt ato pak kilometra që barten me vetura qytetarët ia mundësojnë kandidatëve që një periudhë katër vjeçare në këtë rast për zgjedhje presidenciale pesë vite të kenë shofer e veturë zyrtare.

Prandaj, nëse qytetarët ndjehen të priviligjuar se ndokush prej anëtarëve të partisë po i dërgon deri te shkolla ditën e zgjedhjeve me vetura luksoze këtë e bëjnë pasi kanë nevojë për votën e tyre. E kjo është e natyrshme dhe e pritshme kështu të ndodhë duke marrë për bazë edhe praktiken e mëhershme. Por, ajo që duhet të ndodhë është që qytetarët të jenë të vetëdijshëm me vëmendje dhe precizitet maksimal të rrethojnë numrin për të cilin ata mendojnë se do t’i përfaqësojë si duhet.

Veprimi që do të bëhet nesër nga qytetarët do të jetë përcaktues për pesë vitet e ardhshme që kush prej kandidatëve do të shkojë në zyrën e presidentit dhe do të bëhet i pari i shtetit. Pozita e presidentit sado simbolike të duket ka peshën dhe rëndësinë përcaktuese të orientimit të vendit.

Qytetarët kanë nevojë për presidentë që brengoset për të ardhmen e vendit dhe jo për president që merren me politika ditore e politikë mëhallash, Sot, më shumë se asnjë ditë tjetër qytetarët e kanë mundësinë për ta dhënë verdiktin e tyre, nëse dëshirojnë të shpërblejnë apo ndëshkojnë ndonjërin nga kandidatët apo partitë politike. Dhe, këtë duhet ta bëjnë në të kundërtën nuk ka kuptim koncepti demokratik. 

Viti 2024 vit i zgjedhjeve –

Viti 2024 do të jetë vit i zgjedhjeve ku përveç zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen nesër, më 8 maj do të mbahen edhe zgjedhjet parlamentare. Garë interesante, në kampin politik shqiptarë janë formuar edhe shumë subjekte të reja nga ato që ishin në zgjedhjet e fundit. Nuk qëndron gjendja më mirë as në kampin politik maqedonas, pakënaqësi të shumta në LSDM dhe VMRO kanë ndikuar në krijimin e partive të reja. Partitë politike shqiptare kanë vepruar me mençuri duke u etabluar në dy blloqe pozitë dhe opozitë, dhe kjo ndihmon faktorizimin e shqiptarëve pasi nuk lejon shpërndarjen e votës shqiptare.

Por, kujtojmë që vazhdojnë të mbesin sfidë e këtij viti ndryshimet kushtetuese, pa të cilat ndërpritet rrugëtimi i Maqedonisë së Veriut drejt BE-së. Për të cilat ndryshime duhen numrat në Kuvend, që shumica aktuale deri në këto momente nuk ka arritur t’i sigurojë. Prandaj, skena politike sa shkon e bëhet më komplekse dhe interesante, e për këtë Agjencia e Lajmeve Zhurnal do të informojë me kohë dhe në mënyrë të saktë lexuesit e saj. /Zhurnal.mk

Related posts

Kryetari Dehari për Ditën e shkollës “Rexhë Rushit Zajazi“: Me arritjet tuaja në shkollë, ne krenohemi!

admin

“Rama të mos bëjë gjykatësin”, VOA: Ahmetaj konfirmoi qartazi prishjen e marrëdhënieve të tij me kryeministrin

admin

Kurti: Reforma në drejtësi është domosdoshmëri, vettingu zgjidhje

admin