AKTUALE

LOE: Kur shpallni ditë jopune të mërkurën, e keni zgjedhur negativisht tërë javën

Biznesi nuk është konsultuar për vendimin qeveritar – kompanitë mprivate të mos punojnë nesër dhe më 8 maj, gjatë zgjehdjeve presidenciale dhe parlamentare.

Sipas Lidhjes së odave ekonomike (LOE), ajo që e mërkura është ditë jopune, reflektohet negativisht edhe ndaj katër ditëve të tjera të javës.

“Me ne, konkretisht, për këtë vendim nuk ka biseduar askush. Kur shpallni ditë jopune të mërkurën, e keni zgjedhur negativisht tërë havën, edhe e hëna edhe e marta janë relativisht joefikase, si dhe e enjtja dhe e premtja. Me të vërtetë, situatë mjaft e pakëndshme. Ky nuk është vendimi ynë, politikanët i sjellin ato vendime për datat zgjedhore të cilat u nevojiten për të fituar jehonë”, tha sot kryetari i LOE-së, Trajan Agelloski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve para fillimit të tryezës së rrumbullakët “E ardhme e qëndrueshme me inovacione të gjelbra, zbatim praktik në kompani”.

Më 9 prill këtë vit Qeveria soli Vendim, 24 prilli dhe 8 maji të jenë ditë jopune për shkak të zgjehdjeve presidenciale dhe parlamentare. Me atë rast, i rekomandoi edhe punëdhënësit nga sektori privat në vend ta zbatojnë Vendimin e këtillë për secilin qytetar të mund ta realizojë pa pengesë të drejtën e vet të votës.

Edhe sot, Inspektorati shtetëror i tregut (ISHT) përkujtoi se ditët e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale, 24 prilli 2024 (e mërkurë) dhe zgjehdjeve parlamentare, 8 maj (e mërkurë) janë ditë jopune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, me vërejtje se punëdhënësit në ditët e cekura nuk duhet të kryejnë veprimtari, me përjashtim të atyre ku proceset e punës, për shkak të natyrës, nuk mund të ndërpriten.

Banner

Related posts

Reagon Hoxha Bedri Lika ndaj kryeministrit Mickoski

Gjyla Halili

Pendarovski në takim me pjesëmarrësit në programin për mobilitet rajonal të hetuesve dhe aktivistëve të rinj

Gjyla Halili

SHOQATA E DIASPORËS “SËRMNOVA” AMBASAD E VËRTET E MALËSISË!

Gjyla Halili