AKTUALE

Inspektorati i Tregut: Do të kontrollojmë nëse punëdhënësit respektojnë vendimin për ditë jo pune gjatë zgjedhjeve

Inspektorati Shtetëror i Tregut i rikujton të gjithë punëdhënësit se sipas vendimit të Qeverisë Teknike të Republikës së Maqedonisë së Veriut të miratuar në seancën e gjashtëmbëdhjetë të mbajtur më 16 prill 2024, 24 prill 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë ) janë ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Punëdhënësit nuk duhet të kryejnë veprimtari në ditët e përcaktuara, me përjashtim të atyre punëdhënësve, proceset e punës së të cilëve nuk mund të ndërpriten për shkak të natyrës së tyre”.

“Për ditët e përcaktuara, Inspektorati Shtetëror i Tregut do të vendosë kujdestari dhe nëpërmjet inspektorëve shtetërorë të tregut do të kontrollojë nëse vendimi i Qeverisë Teknike respektohet nga punëdhënësit”, thonë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Ndryshe, Ministria e Arsimit pas vendimit të Qeverisë, njoftoi se ditët e humbura në procesin arsimor do të duhet të zëvendësohen gjatë fundjavës. Kjo shkaktoi reagim nga Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, prej ku i kërkuan ministrisë që ta tërheq këtë vendim.

Theksojmë që me vendim të Qeverisë ditët e zgjedhjeve 24 prilli dhe 8 maji janë shpallur ditë jo pune për të gjithë qytetarët në vend.

Related posts

Bakiu: Negociatat me VMRO-DPMNE-në shkojnë në drejtim të duhur

Gjyla Halili

Bdi: Kanë kaluar 21 ditë – Qeveria ende po fsheh faktet kyçe dhe përgjegjësit për tragjedinë më të madhe që ka përjetuar Koçani.

Gjyla Halili

UEJL të vetmit në vend që fokusohen në tranzicionin nga arsimi në punësim!

Gjyla Halili