AKTUALE

QMK me apel për kujdes për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) në mëngjes apeloi për kujdes për shkak të ndryshimeve të paralajmëruara meteorologjike me reshje shiu, erë mesatare dhe me borë në vendet më të larta. Kur të shkohet me makinë në male, rekomandohet të keni një rezervuar të mbushur me karburant dhe t’i kushtoni vëmendje rrëshqitshmërisë dhe kalueshmërisë së rrugës.

Në zonën e autostradës A2 Kërçovë-Ohër, e cila është në ndërtim e sipër, në periudhën prej orës 12:00 deri në ora 16:00 nëse dëgjohen shpërthime të forta, qytetarët të mos shqetësohen, disa herë do të kryhen minime në terren”, njoftojnë nga QMK-ja.

Oxhaqet, siç rekomandojnë zjarrfikësit si masë parandaluese, duhet të pastrohen më rregullisht, theksohet në njoftimin e QMK-së.

Thirrjet “reale” ishin 59.13 për qind, ndërsa 40.87 për qind ishin për nevoja të tjera të qytetarëve që nuk ishin urgjente. Drejt policisë janë drejtuar 61.05 për qind, drejt Shërbimit të Urgjencës Mjekësore – 35.96 për qind. Ndërsa drejt zjarrfikësve – 1.12 për qind e thirrjeve aktuale në 112 në QMK” thuhet në njoftim.

Related posts

A do të rikthehet Ramiz Lladrovci në PDK?

Gjyla Halili

Ali Ahmeti nga Tetova: Më 19 tetor të mobilizohemi si një trup i vetëm, të votojmë për krenarinë kombëtare, integrimin dhe zhvillimin ekonomik

Gjyla Halili

Drejtori Festim Halili: Maqedonia e Veriut 12 vende më lartë për inovacion

Gjyla Halili