AKTUALE

Heshtje para zgjedhjeve të nesërme, votojnë të sëmurët, të burgosurit, personat në shtëpitë e të moshuarve, po rrjedhë fushata për deputetë

Në vendin tonë sot është heshtje, para zgjehdjeve të nesërme, të shtata presidenciale. Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, për shkak se mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj.

Zakonisht sot, një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahet për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Votimi për president filloi me 191 anëtarë të këshillave zgjedhor të shtunën të cilët udhëtuan për ta zbatuar votimin në diasporë. Në përfaqësitë diplomatike dhe zyrat konsullare sot prej orës 7:00 deri në orën 19:00 sipas kohës lokale, në bazë të 2.571 paraqitjeve të pranuara të shtetasve tanë, votimi duhet të mbahet në Abu Dabi, ku janë paraqitur 26 shtetas tanë për votim, në Beograd – 31, Berlin- 260, Bernë – 186, Bon– 164, Bruksel – 93, Uashington – 34, Venecie – 79, Vjenë – 123, Detroid – 34, Zagreb – 87, Kaberrë – 31, Kopenhagë – 74, Londër – 87, Lubjanë – 332, Munih – 166, Melburn – 64, Nju-Jork – 85, Osllo – 41, Paris – 44, Pragë – 52, Romë – 30, Stokholm – 85,Toronto – 117, Hagë – 65, Çikago – 88, Ankara – 18, Varshavë – 23, Madrid – 18, Pekin – 12 dhe Sofje 22.

Qytetarët tanë të tjerë të cilët jetojnë jashtë vendit të drejtën e vet të votës mund ta realizojnë në vendvotimet në vend.

Rezultatet nga votimi i sotëm do të dihet nesër, së bashku me rezultatet nga votimi në vend.

Të drejtë vote në zgjedhjet e shtata presidenciale kanë 1.814.317 votues. Vendvotimet hapen në orën 7:00, ndërsa votimi zgjatë deri në orën 19:00.  Votohet në 3480 vendvotime në tërë vendin.

Related posts

Myftiu i Tetovës, Qani Nesimi me Ulematë bën vizitë ngushëlluese në Turqi

admin

Kovaçevski: Nga një shtet i robëruar, sot negociojmë me BE-në

Gjyla Halili

Saraj, Shtabi komunal i “Frontit Evropian”, Bexheti: Do të kemi fitore historike

Gjyla Halili