AKTUALE

Petrovska në takim me ndihmës sekretarin e përgjithshëm të NATO-s për politikë të mbrojtjes dhe planifikim, Angus Lapsli

Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska sot pati takim me ndihmës sekretarin e përgjitshëm të NATO-s për politikë të mbrojtjes dhe planifikim, Angus Lapsli dhe ekipit të tij, në të cilin u bisedua për situatën e sigurisë në Evropë, përmbushjen e qëllimeve të NATO-s për aftësitë, si dhe për zhvillimin e aftësive të Armatës së Maqedonisë së Veriut e cila kalon përgjatë një procesi gjithpërfshirës të furnizimit dhe modernizimit, njoftoi MM.

“Maqedonia e Veriut, si edhe aleatët e tjerë, është ambicioze dhe e përkushtuar në përmbushjen e qëllimeve të NATO-s së aftësive. Kjo është qartë e dukshme përmes përmbushjes së dy kritereve të NATO-s lidhur me buxhetimin e mbrojtjes. Ne në siguri investojmë 2,05% nga PBB i Maqedonisë së Veriut, ndërsa prej tyre gati një e treta investohet në furnizimin dhe modernizimin e Armatës”, tha Petrovska në takimin në MM.

Ajo e riafirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut drejt fuqizimit të sigurisë së NATO-s, edhe atë përmes pjesëmarrjes në forcat shumëkombëshe të Aleancës në Rumani, në Bullgari dhe në Letoni, përderisa njëkohësisht vendi u pozicionua edhe si një nga shtyllat e stabilitetit rajonal. Shembull për përkushtimin tonë në rajon, potencoi Petrovska, është pjesëmarrja në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, edhe në operacionin e BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, ALTEA.

Petrovska dhe Lapslli biseduan edhe për Samitin e ardhshëm të liderëve të NATO-s në Uashington, ku do të shënohet edhe jubileu i 75-të i themelimit të Aleancës, duke treguar për unitetin e të gjitha vendeve anëtare, si dhe të vlerave dhe parimeve të cilat janë në bërthamën e Aleancës.

Bashkëbiseduesit e riafirmuan edhe mbështetjen për Ukrainën e cila e mbron pavarësinë e saj dhe integritetin e saj territorial me çka ministrja Petrovska informoi se deri më tani Maqedonia e Veriut ka marrë 14 vendime për ndihmë ushtarake dhe humanitare për këtë vend, njoftojnë nga MM.

Related posts

Lëvizja Demokratike trajnon funksionarët për qeverisje me përgjegjësi dhe vizion të ri

Gjyla Halili

Krasniqi: Kurti po e izolon Kosovën nga jashtë dhe po e keqqeverisë nga brenda

admin

Arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së në Maqedoni, Ahmeti: Duhet të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës në Interpol

Gjyla Halili