AKTUALE

Astronauti i parë sirian ndërron jetë në moshën 72-vjeçare

Mohamed Faris, siriani i parë që shkoi në hapësirë ka vdekur në moshën 72-vjeçare. Ai dha frymën e fundit në qytetin turk të Gaziantep, ku jetonte në mërgim që nga viti 2012.

Në vitin 1987, Faris u bë hero kombëtar në Siri, si i pari nga vendlindja e tij që mbërriti në hapësirë me sovjetikët. Pastaj dezertoi në Turqi ndërsa vendosi t’i bashkohej revolucionit kundër të njëjtës qeveri të Asadit të cilës i shërbente.

Faris është arab i dytë që shkonte në hapësirë dhe i pari nga Siria. Ai qëndroi në hapësirë për gati 8 ditë. Konkretisht për shtatë ditë, 23 orë e 5 minuta që i ndryshuan jetën, siç e kishte deklaruar.

Kur e shihni planetin tonë nga Hapësira, nuk kemi më ne dhe ata, nuk ka politikë”, kishte thënë ai.

Banner

Related posts

Bekteshi : Kompanitë ushqimore që përdorin energji elektrike të subvencionuar nuk ulën çmimet, do të propozojmë heqjen e masës

admin

Filipçe me thirrje publike Mickoskit: T’i miratojmë ndryshimet kushtetuese së bashku

Gjyla Halili

Mexhiti: Taravari është i vetmi që sheh mundësinë për bashkëpunim me BDI-në, VLEN së shpejti një parti

Gjyla Halili