18 të punësuarit në repartin e toksikologjisë tani më katër muaj nuk kanë marre paga. Mes tyre laborantë, infermiere, administratorë. Shumica prej tyre edhe pse me përvojë pune disa vjeçare, punojnë vetëm me kontratë në vepër, shkruan Alsat
Bëhet fjalë për 18 punësime që nuk ka përgjigje që nga fundi i muajit dhjetorë 2023, muaji janar kaloi dhe deri në muajin prill nuk kemi asnjë përgjigje as nga ministri por edhe tjerëve sepse jemi 18 familje dhe nuk kemi paga”, tha një i punësuar.
“Jam e punësuar që një vit ndërsa ka kolegë që janë të punësuar 6, 5, 4 vite dhe ka edhe tjerë që janë 9 vite e punësuar njëjtë me kontratë në vepër që edhe ajo bashkë me ne nuk ka paga”, u shpreh një e punësuar.
Drejtoresha financiare Besa Ilazi thotë se këto punësime janë refuzuar vetëm se këto 18 të punësuar janë shqiptar.
BESIJA ILAZI – DREJTORESHË EKONOMIKE E TOKSIKOLOGJISË
“Nuk është problemi tek faktet sepse faktet janë këto por behet nxitje që këto kontrata nuk bëhen vetëm se janë shqiptar. 23:07 ka nevojë shumë për këto të punësuar dhe shumica e dinë por vetëm pse janë shqiptarë”, Besija Ilazi, drejtoreshë ekonomike në Toksikologji.
Shefi i repartit Niko Beqarovski për gjendjen e krijuar fajëson drejtoreshën ekonomike se do të mbajë në punë persona pa kontrata të punës.
“Nga 31 dhjetori nuk kanë marrëveshje dhe nuk duhet të jenë këtu dhe e thamë disa here dhe nga 1 janari apelojmë që këto persona të mos jenë në klinikë, na vjen keq, ka ndër ta shumë të mirë ku edhe klinikat private do t’i merrnin por këto janë normat ligjore”, tha Niko Beqarovski, shef i repartit të klinikës intensive.
Nga 31 dhjetori 18 të punësuarve të toksikologjisë u ka skaduar kontrata e punës dhe tani me katër muaj punojnë pa pagesë ndërsa vendimi final për këto të punësuar pritet të merret nga Ministri i Shëndetësisë.