Pas thirrjes në polici të aktivisteve të VLEN, në një konferencë për shtyp Albi Qamili nga FR Besa, ka dekluar se po ju behet trysni aktivisteve të Beses dhe VLEN-it.
Sipas tij kete gje po e ben kryeshefi i SPB Tetove, Shefik Bajrami.
“Ndodhemi para stacionit policor të Tetovës, në të cilin po merren në pyetje disa anëtarë të forumit rinor të Lëvizjes BESA dhe koalicionit VLEN si përfaqësues të institucioneve lokale në Tetovë. Arsye konkrete për marrjen e tyre në polici nuk ka. Atë që dimë është se në stacion fillimisht janë ftuar në mënyrë joligjore, përmes telefonit që urgjentisht të paraqiten në polici, e shumë më vonë ua kanë dërguar ftesën me shkrim, siç duhet të veprojë policia. Ajo që mund të themi është se veprimet e këtilla diktaroriale bëhen nga shefi i SPB Tetovë, Shefik Bajrami, i emëruar në këtë pozitë në mëynrë joligjore edhe pse ka dosje kriminale dhe është i dyshimtë për pjesëmarrje në më shumë vepra të rënda. Por me insistimin anti logjor të BDI-së mban postin e shefit të SPB Tetov”.