AKTUALE

Fillon programi “BE për Prespën”- mbi 13 milionë euro për infrastrukturën, bujqësinë e qëndrueshme dhe turizmin

Me një pako masash me vlerë prej 13.720.000 euro, BE-ja dhe UNDP-ja do të punojnë në mbrojtje të biodiversitetit në liqenin e Prespës dhe zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit të qëndrueshëm, ndërsa do të zbatohen ndërhyrje më të mëdha infrastrukturore për trajtimin e mbetjeve të mëdha dhe ujërave të zeza, si dhe për përmirësimin e zhvillimit rajonal.

Siç njoftojnë sot nga Zyra e UNDP-së në Shkup, investimet për mbrojtje të sistemit ekologjik në rajonin e Prespës do të zbatohen përmes dy projekteve plotësuese, “BE për përmirësime infrastrukturore në rajonin e Prespës” dhe “BE për Prespën – restaurimi i burimeve natyrore për forcimin e bujqësisë dhe turizmit të qëndrueshëm”.

Programi “BE-ja për Prespën” do të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e ndotjes së ujit dhe tokës, si dhe për mbrojtjen e specieve endemike në liqenin e Prespës. Me ndërtimin e sistemeve të menaxhimit të ujërave të zeza, më shumë se 1.500 banorë të 6 fshatrave do të kenë qasje në zgjidhje moderne dhe efikase për t’u përballuar me këtë sfidë.

Projektet “BE për Prespën” financohen nga Bashkimi Evropian dhe pjesërisht nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim dhe do të zbatohet nga UNDP në bashkëpunim me komunën e Resnjës, Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Drejtorië Doganore si dhe partnerëve tjerë nacional dhe lokalë.

Projektet do të realizohen në tre vitet e ardhshme dhe do të zbatohen deri në vitin 2027.

Related posts

Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri, dallimi nga më parë është se ofrohen kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik

Gjyla Halili

Presidentja Siljanovska në vizitën e saj të parë jashtë shtetit do të takohet me Papa Françeskun

Gjyla Halili

VMRO zgjedh Taravarin/ Partia e Gruevskit “lyp” votat e mikut të Kurtit

Gjyla Halili