AKTUALE

Shqiptohen 113 sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Në suaza të kontrollit aksional në territorin e shtetit për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar, policia ka sanksionuar 113 shoferë.

Siç kumtoi MPB, katërmbëdhjetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar ndërsa tetë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Poashtu është konstatuar se 47 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 66 shoferë jashtë vendeve të banimit.

Nga MPB njoftojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

Banner

Related posts

PSG i pafuqishëm para padisë që mund ta bëjë Mbappe: Skenari që mund ta lirojë francezin nga kontrata me klubin parisien

admin

Ambasadori britanik: Këtë vit do të ketë “non-grata” të tjera, hapa edhe për konfiskimin e pasurive

admin

Mexhiti: VLEN do të avancojë 800 shqiptarë në administratë, nga 2-3 shkallë që të marrin rroga më të mira

Gjyla Halili