KOSOVË

KS i OKB-së diskuton sot për Kosovën, Osmani përballet me Vuçiqin

Banner

Presidentja Vjosa Osmani do ta përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit, në seancën, e cila mbahet sot nga ora 16:00 sipas kohës sonë lokale.

Në seancën e KS të OKB-së, e para e vendit tonë pritet të flasë për progresin, zbatimin e reformave, të drejtat e njeriut, demokracinë, sundimin e ligjit si dhe fusha të tjera me rëndësi për Kosovën.

Ajo po ashtu do të flasë për domosdoshmërinë për drejtësi për krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, presidentja Osmani pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e përhershëm të shteteve mike në Kombe të Bashkuara.

Prindon Sadriu, bashkëshorti i Presidentes Osmani, i ka ftuar qytetarët që të përgatiten për përballjen Osmani-Vuçiq në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ai shkruan se presidentja Osmani përfaqëson demokracinë dhe lirinë ndërsa Vuçiq “mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”.

“Në orën 16:00 në KS të OKB-së, përgatituni për një përballje mes dy forcave dhe ideologjive të kundërta: Presidentes të Kosovës, që përfaqëson demokracinë dhe lirinë, kundrejt Presidentit të Serbisë që mishëron autokracinë dhe përfaqëson një regjim gjenocidal”, ka shkruar Sadriu në “X”.

Banner

Related posts

Vendimi për dinarin, Osmani dhe Hovenier diskutojnë për propozimet që ofrojnë zgjidhje për planin e tranzicionit

Gjyla Halili

Do të vazhdojmë të ndërtojmë paqen e bazuar në dialog

admin

Berisha e quan Ramën argat të Vuçiqit, pasi kryeministri shqiptar dorëzoi draft për Asociacionin në Kosovë

admin