AKTUALE

Gashi: Ky shtet do të bëhet i drejtë

“Ky shtet o do të bëhet i drejtë e pa korrupsion o do të falimentojë krejt”. Ky ishte zotimi i kreut të Alzernativës, Afrim Gashi në përmbyllje të fushatës për garën presidenciale në Gostivar.
Sipas tij, kryefjala e angazhimit politik të koalicionit VLEN është pikërisht drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit.
Prandaj, “mund t’ju them se për temat e tjera edhe mund të bëjmë ndonjë kompromis për mënyrat dhe afatet e realizimit, por le ta dinë edhe partnerët tanë të nesërm qeveritarë se kur bëhet fjalë për këtë çështje, aty nuk kemi asnjë tolerancë dhe asnjë kompromis”.

Ndërkaq, mijëra qytetarë të Gostivarit kanë konfirmuar se janë pro ndryshimit dhe se me 24 prill do ta votojnë për President Arben Taravarin.

Sipas Gashit, Taravari nuk është kandidat vetëm i koalicionit VLEN, por është emri i përveçëm i përfaqësimit të shqiptarëve në këtë garë zgjedhore.
“Dr. Arbeni është në këtë garë për ta bërë betejën si shqiptar dhe për të kaluar në raundin e dytë, në mënyrë që shqiptari në këtë vend të mos jetë vetëm dekor, por të jetë ofertë e cilësi me përmbajtje, që është alternativë për krizën e përgjithshme të përfaqësimit që e ka kapluar këtë shtet”, ka thënë Gashi.

Banner

Related posts

Dalja deri në orën 13 në Strugë është 16 për qind, në Vevçan 33 për qind

Gjyla Halili

Bdi dega Tetovë: Vendimet e DAP për tatime retroaktive krijojnë pasiguri ekonomike dhe sociale

Gjyla Halili

Gjeneral-lejtnant Jashar Kadioglu, shefi i Inteligjencës së Shtabit të Përgjithshëm turke pritet në Tetovë nga Myftiu Selver Xhemaili

Gjyla Halili