AKTUALE

Ka nisur transporti i fletëve të votimit

Gjithsej 1.814.000 fletë votimi me emrat e 7 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale janë paketuar në kuti kartoni me vulë mbrojtëse. Punonjësit e shtypshkronjës “Kiro Dandaro” në Manastir, sot herët në mëngjes i kanë ngarkuar fletëpalosjet në furgona transporti dhe kamionë.

Fillimin e transportit nga shtypshkronja deri në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve e kanë siguruar njësitet policore, ku kanë qenë të pranishëm edhe kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Anëtarët e KSHZ-së dhe përfaqësuesit e shtypshkronjës dorëzuan materialin konfidencial të votimit nga shtypshkronja, pas së cilës kolona u largua nga fabrika nën mbrojtje të fortë policore dhe shkoi në selitë e 80 komisioneve komunale zgjedhore.

“Shpërndarja bëhet në 17 rrugë të paracaktuara. Organizativisht jemi të gatshëm, sipas atij kursi do të bëhet shpërndarja dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme”, kanë thënë nga KSHZ.

Banner

Related posts

Regjim i veçantë komunikacioni në Shkup, kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë për vizitë zyrtare në RMV

Gjyla Halili

Shkëlqeu tek Antwerp, Muja pjesë e formacionit të javës në Belgjikë

admin

A e gaboi bastin politik Bilall Kasami me Partinë Demokratike të Sali Berishës?

Gjyla Halili