AKTUALE

Taravari nga Cyrihu: Maqedonia e Veriut ndodhet para një udhëkryqi, duhet të rrisë bashkëpunimin me Prishtinën, Tiranën, Sofjen dhe Athinën

Banner

Kandidati i VLEN-it për president, Arben Taravari bashkë me liderët e koalicionit VLEN, sot mbajti tubim me mërgimtarët e Zvicrës në Cyrih.

Taravari tha se Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm, dhe këto zgjedhje janë historike për shkak se, përveç tjerash, garon edhe Albin Kurti kundër Vuçiqit, ndërsa Maqedonia, pas zgjedhjeve, duhet të zhvillojë bashkëpunimet me Tiranën, Prishtinën, Sofjen dhe Athinën.

“Maqedonia në këto zgjedhje është para një udhëkryqi shumë të rëndësishëm. Zgjedhjet janë historike për shkak se baza e garës politike e Maqedonisë, në qoftë se e thjeshtëzojmë, del se garon Albinizmi kundrejt Vuçizmiit. Ne jemi në moment historik sepse pas agresionit rus në Ukrainë, komplet gjeostrategjia ndryshoi. Para 3-4 javësh kisha mundësi të ulem me një profesor amerikan i cili merret me gjeostrategjinë dhe shumë bukur i sqaroi disa gjëra me të cilat pajtohem plotësisht. Për t’u zhvilluar Maqedonia si duhet, shumë të rëndësishme janë dy trekëndëshat. Trekëndëshi i parë është Shkupi, Tirana dhe Prishtina dhe trekëndëshi i dytë, i cili është shumë i rëndësishëm për t’u zhvilluar është Shkupi, Sofja dhe Athina. Domethënë ne si shtet duhet t’i zhvillojmë këto dy trekëndëshe, të kemi sa më shumë bashkëpunime me këto shtete. Fatmirësisht ne kemi raporte korekte me Prishtinën, edhe me Tiranën ky bashkëpunim duhet të jetë sa më i fuqishëm dhe në të ardhmen të mendojmë sa më shumë që t’i zhvillojmë bashkëpunimet me Sofjen dhe Athinën. Këto dy trekëndësha e parandalojnë ndikimin e veriut, ose ndikimin rus”, u shpreh Taravari.

Banner

Related posts

DPS votoi dy serbe nga DF për gjykatëse, por jo edhe kandidatin shqiptar

admin

Golden Eagle po instalon linjën prodhuese më të madhe në Ballkan!

admin

“Lista e zezë” amerikane, Ageler: Do të shtohen emra të rinj

Gjyla Halili