AKTUALE

“Fronti Europian”, shpalos programin zgjedhor në Vicë, Sellcë dhe Llacë

Banner



“Fronti Europian”, shpalos programin zgjedhor para qytetarëve të Vicës, Sellcës dhe Llacës, ku kandidati për president, dr. Bujar Osmani, bashkë me sekretarin gjeneral, Faton Ahmetin ,nënkryetarin Bajram Rexhepi, kandidatët për deputet dhe partnerët e Koalicionit, po ashtu ndaluan për homazhe në varrezat e dëshmorëve, duke rikujtuar veprën dhe sakrificën e tyre.

Z. Faton Ahmeti ka shkruar se “Zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit do të jenë determinuese për të ardhmen e vendit, prandaj na duhet angazhim sa më i madh që njëzëri t’i themi JO Rusisë, PO Europës”.

Postimi i plotë i z. Faton Ahmeti në rrjetin social:

Në anën tjetër të Malësisë së Tetovës, në fshatrat: Vicë, Sellcë dhe Llacë u mirëpritëm nga banorët të cilët ishin shumë të interesuar të dëgjojnë programin zgjedhor të “Frontit Europian”.
Bashkë me kandidatin për President, Bujar Osmani, kandidatët për deputetë dhe funksionarë nga “Fronti Europian” ndaluam për homazhe në varrezat e dëshmorëve, duke rikujtuar veprën dhe sakrificën e tyre për ta bërë të ndritshme rrugën tonë.
Zgjedhjet e 24 prillit dhe 8 majit do të jenë determinuese për të ardhmen e vendit, prandaj na duhet angazhim sa më i madh që njëzëri t’i themi JO Rusisë, PO Europës.
#Bashkë #PresidentEuropian4 #Vicë #Sellcë #Llacë #FrontiEuropian 



Banner

Related posts

Abdulselam Selami pranon detyrën e re, Drejtor i Byrosë për Metrologji.

admin

2030, mundësi reale për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për ta rrumbullakuar me sukses integrimin europian

admin

Valë e reagimeve nga Beogradi pas vendimit të Bujar Osmanit, “Politikë antiserbe” thotë Daçiq

Gjyla Halili