AKTUALE

Meta: Në PL nuk duhen gra që e kanë mendjen tek takat

Kreu i PL-së, Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në tryezën e zhvilluar “Fuqizimi ekonomik i grave dhe vajzave – garanci për një të ardhme më të mirë për vendin”.

Meta tha se njeh gra që i kanë bërë edhe ministre, por që sipas tij janë mosmirënjohëse. Ai tha se gratë do të jenë prioriteti i Partisë së Lirisë.

Kreu i PL-së thotë se është zhgënjyer nga gratë që e nisën karrierën politike në pushtet në kohën e sufllaqeve, dhe tani do jetë ndryshe dhe beson tek gratë si Erisa Xhixho.

Meta: Njoh gra që kemi bërë ministre, kemi bërë deputete e thonë ca ka bërë Ilir Meta për mua e duhej të kishte bërë më shumë. Gratë do të jenë prioriteti i parë i Ilir Metës. Jo vetëm që do të jenë në strukturat tona. Nëse unë zgjidhem president i PL-së zv/presidentja Erisa Xhixho . Shumica do të jenë gra, por gra burra si Theçer, jo skemaxhie, gra që luftojnë për gratë. Të zonja që përmirësohen çdo ditë. Kam parë gra që vrapojnë në mënyrë të jashtëzakonshme, si Valbona Basha, që jo vetëm bën punët e saj e kurrë s’kërkoi favor nga partia.

Ilir Meta ka bërë gabim të madh nuk kam krijuar një sistem meritokratik, ka besuar më shumë seç duhet. Prandaj të mos zhgënjehet do kontrolloj dhe ndërtoj një sistem të hekurt. Mirëpresim cdo platformë fraksioni, por kjo sdo jetë parti fjalësh, thashethemesh klubesh, do të jetë parti misionarësh, ekzekutive, kur merret vendimi i shkohet deri në fund me shpejtësi me afate me çdo çmim, besoj shumë te përgjegjshmëria e grave e vajzave, te Erisa, se është themeluese, sic jam dhe unë që 17 vjec, është model i suksesshëm se e ka nisur në opozitë vajza, se patëm dhe ca që e nisën në pushtet në kohën e sufllaqeve. Kjo mund të ishte shumë mirë dhe president e PL, kryeministre e Shqipërisë, pse s’bëhet? Se kemi regjim mafioz, është detyra ime e Berishës e patriotëve ta shkulim mafien të kemi kryeministre si Erisa Xhixho. Mbas konventës do kemi me dhjetra Erisa Xhixho që janë përjashtuar, larguar, dhe janë intimiduar në partinë tonë se duhej të ishte një rreth i mbyllur.

Related posts

Kush dëshiron të heq emrin Hasan Prishtina- simbolin që mishëron luftën për pavarësi kombëtare?

admin

Siguria kibernetike në Kosovë, sa jemi të rrezikuar?

admin

Rektori i UT-së, Kushtrim Ahmeti mori pjesë në ceremoninë e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani”

admin