BOTA

Mediat izraelite: Sulmi ndaj Iranit është kryer me raketa të lëshuara nga avioni

Banner

Mediat izraelite pretendojnë se sulmi në verilindje të rajonit Isfahan ku ndodhet baza e Forcave Ajrore të Iranit, është kryer me raketa të lëshuara nga avioni izraelit.
Gazeta “Jerusalem Post” me qendër në Izrael, në lajmin e saj në të cilin cila nuk bën të ditur burimin theksoi se “Një avion izraelit lëshoi në orët mëngjesit të së premtes raketat që goditën bazën e Forcave Ajrore të Iranit që ndodhet në Isfahan në qendër të Iranit”.

Informacioni se sulmi është kryer nga avioni izraelit bie ndesh me raportimet e para se sulmi është kryer me raketa të lëshuara nga toka ose mjetet ajrore pa pilot (dronët) e Izraelit me rreze të gjatë.

Izraeli është vendi i vetëm në rajon që posedon avionin F-35 në Lindjen e Mesme i cili mund të mbërrijë në Iran pa u kapur (zbuluar) nga radarët. Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me sulmin në fjalë.

Mediat iraniane raportuan për shpërthimin që u dëgjua në verilindje të rajonit Isfahan ku ndodhet baza e Forcave Ajrore të Iranit. Media amerikane në lajmet e tyre të bazuara në zyrtarë amerikanë njoftuan se Izraeli ka kryer sulm në territorin Irani

Banner

Related posts

Rusia ashpërson tonet me Armeninë, notë proteste për një sërë veprimesh ‘jomiqësore’

admin

Pacienti i dializës vdes gjatë intimitetit me infermieren në parkingun e spitalit (fotot)

admin

Afër 13 mijë të vdekur nga tërmeti vetëm në Turqi

admin