Fronti Europian ka vazhduar takimet me qytetarët e komunës së Vrapçishtit.
Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela theksoi si të rëndësishme integrimin e vendit në Bashkimi Europian, shtoi se kthim mbrapa nuk ka, e vetmja alternativë është anëtarësimi i vendit në BE sepse atje është e ardhmje e këtij vendi.
“Politika është vizion që duhet ta kesh të ngulitur në mëndje. Në momentin që merr përkrhajen nga qytetarët, në momentin që merr votën gjën më të shenjtë sepse është fati i familjes tënde të cilët e dorëzon në dorën e politikanit. Bujar Osmani në fjalën e tij foli me zemër. Foli me zemër për bashkjetesën dhe për atë që ne duhet të jemi, askush nuk e ka në dorë që ta ndërtojë ardhmërinë tonë. E kemi në dorën tonë që ne ta ndërtojmë me përkushtim dhe ne ta ndërtojmë me përgjigësi ditën kur të shkojmë të votojmë. Ne jemi ato që i ndërtojmë dhe i trasojmë rrugët se nga duam të orientohemi. Me 24 prill është dita që ne do të bëjmë zgjedhjen, do të jemi shumë shpejtë pjesë e BE-së apo me votën tonë do të bëjmë që vendi të stagnoj, vendi të izolohet e me këtë të lejojë influencën e Rusisë këtu në RMV. Të gjithë një zëri jam i bundur që nuk e duam izolimin. Përcaktimi jonë është BE-ja, është vendi i progresit, sigurisë, lirisë së qytetarëve dhe garancave për një të ardhme më të mirë dhe më të sigurt. Vota për Bujarin më 24 prill dhe për Frontin më 8 maj është biletë kthyese e fëmijëve tanë të cilët kanë marrë rrugën e mërgimit. Kur bëhemi bashkë bëhemi shumë, dhe bashkarisht të bëhemi shumë më 24 prill. Ata që bëjnë kalkulime me 61 e sipër ne u themi se ne që jemi tubuar në kuadër të Frontit Europian, ne një nga një do të hedhim votat ditën e zgjedhjeve për të përkrahur Bujarin më 24 prill dhe për të përkrahur Frontin Europian më 8 maj këtë 61 as në endërr të mos e shohin, Fronti Europian është barriera, Fronti Europian është diga e cila i ka vendos pozicionet se nga do të lëvizë ky shtet. Nuk ka kthim mbrapa”, u shpreh Sela.
next post