AKTUALE

46 raste të reja me kollën e keqe

Nga data 12 deri më 18 prill në vend janë raportuar 46 raste të reja me kollën e keqe, me rritje prej 4,5 për qind krahasuar me javën e kaluar, njoftoi pasditen e sotme Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Shumica e rasteve janë raportuar si pjesë e epidemisë në Shkup – 37, ndërsa raste janë raportuar edhe në Manastir – tre, Kumanovë – dy dhe nga një në Tetovë, Kriva Pallankë, Prilep dhe Strumicë.

Mosha e pacientëve varion nga një muaj deri në 73 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha 10 deri në 14 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 31 persona janë të pa vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 13 janë të vaksinuar plotësisht dhe dy janë të vaksinuar sipas moshës.

Nga 46 rastet e reja, nëntë raste janë shtruar në spital.

Deri më 18 prill, në vend janë regjistruar gjithsej 489 raste me kolln e keqe, me një incidencë prej 26.6/100 mijë banorë.

Kjo paraqet një rritje të disafishtë të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar 2019-2023, kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.

Related posts

Ali Ahmeti nga Dibra: Për 22 vite na ka votuar populli, vazhdojmë fuqishëm më 8 maj rrethojmë numrin 4

Gjyla Halili

MPJ: Nuk ka pasur indikacione për sulm të mundshëm ndaj Osmanit gjatë vizitës së tij në Moldavi

admin

Faton Ahmeti në përvjetorin e shpalljes së Karadakut Zonë e lirë e luftës: Qëllimi i asaj lufte ishte liria e popullit shqiptar

Gjyla Halili